Silvio Berluskoni shtrohet sërish në spital

Silvio Berluskoni shtrohet sërish në spital

16:59, 09/06/2023

Presidenti i Monzës dhe lideri i partisë “Forza Italia”, Silvio Berluskoni, është shtruar sërish në spital.

86-vjeçari ka shkuar në spitalin “San Raffaele” të Milanos për kontroll dhe është detyruar të shtrohet sërish ku do të kalojë natën.

Nga spitali “San Raffaele” kanë thënë se vizita e tij e fundit ishte për një kontroll të planifikuar mjekësor dhe nuk lidhej me ndonjë urgjencë, megjithëse raportohet se pas testeve u mor vendimi për ta mbajtur atë brenda.

Berluskoni qëndroi aty përpara disa javësh për 45 ditë, ku u dërgua dhe në terapi intensive, me gjendjen që iu përkeqësua, por më pas Berluskoni doli nga spitali më 19 maj.

Shëndeti i Berlusconit është përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit, me operacionin në zemër në vitin 2016 dhe shtrimet e shumta në spital që nga infektimi me COVID-19 tre vjet më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco