Ekran gjigant në 'Giuseppe Meazza', ja sa tifozë priten ditën e nesërme për finalen e Championsit

Ekran gjigant në 'Giuseppe Meazza', ja sa tifozë priten ditën e nesërme për finalen e Championsit

16:48, 09/06/2023

Ditën e nesërme, Interi do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni. Zikaltrit do të përballen me Manchester City në Stamboll për finalen e Champions League, por zemra e Interit nuk do të rrahë vetëm në Turqi.

Milano po përgatitet për një natë të madhe në “Giuseppe Meazza”. Në stadiumin e Interit, mbrëmjen e nesërme do të jetë një ekran gjigant që do të transmetojë live finalen e madhe të Champions League.

Sipas prestigjiozes “Sportmediaset”, deri më tani numri i të pranishmëve do të jetë në 46.200 tifozë zikaltër. Për shkak të numrit të madh të tifozëve të pranishëm që do të jenë ditën e nesërme, Policia do të marrë masa maksimale për sigurinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco