Giresse tregon pse nuk u ftuan Hadergjonaj, Bytyqi e Zeneli te Kosova

Giresse tregon pse nuk u ftuan Hadergjonaj, Bytyqi e Zeneli te Kosova

16:12, 09/06/2023

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka treguar pse disa prej lojtarëve kryesorë munguan në listën e të ftuarve për dy ndeshjet e qershorit.

Giresse në konferencën për shtyp ka thënë se arsyeja e Florent Hadergjonajt ishte personale, teksa situata e Arbër Zenelit dhe Zymer Bytyqit ishte për shkak se nuk kanë pasë minuta me ekipet e tyre përkatëse.

“Sa i përket Florent Hadergjonajt, ka arsye personale pse nuk ka ardhur në këtë grumbullim, Sa i përket Berishës ka qenë zgjidhje sportive, e ka marr vendimin, mund të ketë drejtë që në listën tonë të ftuarve mos të ftohet. Sa i përket Zenelit, është e njëjta situatë me Zymer Bytyqin, për shkak se kanë pasur pak minuta me ekipet tyre.

“Qoftë në aspektin moral, qoftë fizik ndoshta nuk janë të gatshëm për këtë grumbullim”, u shpreh Giresse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco