Pas humbjes së titullit, vjen një tjetër goditje për Cristiano Ronaldon nga Arabia Saudite

Pas humbjes së titullit, vjen një tjetër goditje për Cristiano Ronaldon nga Arabia Saudite

15:34, 09/06/2023

Al-Nassr, i drejtuar nga Ronaldo, mbeti pa titullin kampion në fund të sezonit, edhe pse para ardhjes së këtij të fundit ishte lider në tabelë dhe pas atij dështimi, portugezi pësoi një tjetër goditje të rëndë.

Domethënë, Ronaldo nuk u përfshi në ekipin më të mirë të sezonit të Ligës Pro Saudite pavarësisht se vetëm në gjysmë-sezoni shënoi 14 gola në 19 ndeshje.

Kjo është arsyeja pse një tjetër ish-lojtar i Manchester United e gjeti veten në formacionin më të mirë.

Është nigeriani Odion Ighalo i cili dikur u shpall si një nga dështimet më të mëdha të Djajve të Kuq dhe tani po përjeton momente brilante në Gadishullin Arabik.

Ai e përfundoi sezonin si golashënuesi i tretë më i mirë në ligë, por mjaftoi që ai të gjente veten në ekipin më të mirë.

Mes bashkëlojtarëve të Ronaldos, Luis Gustavo gjeti një vend në formacionin më të mirë të kampionatit saudit, ashtu si edhe mbrojtësi Konan.

Konkurrenca e Ronaldos në Arabinë Saudite do të rritet rrezikshëm. Al-Ittihad solli në radhët e tyre Karim Benzema dhe kështu përforcoi më tej ekipin e tyre kampion me të cilin do të tentojnë të përsërisin suksesin e sezonit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco