Pse Messi nuk mund të luante falas për Barcelonën ose me pagë minimale

Pse Messi nuk mund të luante falas për Barcelonën ose me pagë minimale

15:11, 09/06/2023

Pas kalimit të Lionel Messi në radhët e Inter Miami, historia se pse futbollisti më i mirë në botë nuk mund të luante falas për Barcelonën dhe cila ishte dëshira e tij mbizotëruese, u bë sërish aktuale.

Pas largimit nga PSG, Messi kishte tre opsione për të vazhduar karrierën e tij dhe në fund vendosi të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ishte më afër rikthimit në Barcelonë, por klubi katalanas nuk mundi t'i ofronte atij një pagë mjaft të madhe për shkak të kufizimeve të pagave në La Liga, dhe argjentinasi i madh përfundoi duke zgjedhur mes Al-Hilal dhe Inter Miami.

Rregulloret e La Ligës nuk e lejuan Barcelonën, e bllokuar nga pagat e tepërta, të nënshkruajë me Messin për pagën minimale të lejuar.

Që nga shkurti, në Spanjë është në fuqi një pagë minimale mujore prej 1260 euro në muaj. Megjithatë, kjo shumë nuk vlen për lojtarët e futbollit në ligat profesionale spanjolle. Marrëveshja kolektive e nënshkruar prillin e kaluar me La Liga-n parashikon pagën minimale vjetore të lojtarëve të ligës së parë në 182,046 euro për sezonin 2022/2023 dhe 186,000 euro për 2023/2024. Shuma totale do të rritet në 195,000 euro në periudhën 2025/2026.

Në çdo rast, Barcelona nuk mund të nënshkruajë me Lionel Messin këtë verë për një kontratë vjetore prej më pak se 186,000 euro. Madje rezulton se klubi do të detyrohej të raportonte një pagë shumë më të lartë.

Rregulloret financiare të La Ligës, të cilat synojnë të mbrojnë lojtarët dhe qëndrueshmërinë e klubeve të saj, imponojnë një llogaritje pagash që duhet të respektohet në varësi të qarkullimit dhe humbjeve. Por për të shmangur çdo abuzim dhe anashkalim, La Liga ka një “komitet gjykues” të matur, por shumë zyrtar. Ajo ka fuqinë të vendosë vlerën e kontratave të lojtarëve dhe është e përfshirë në llogaritjen e listës totale të pagave të ekipit.

Vlerësimi i pagave bëhet sipas disa kritereve: mosha e lojtarit, vlera në treg, kohëzgjatja e kontratës, numri i paraqitjeve ndërkombëtare, çmimet individuale në tre vitet e fundit, kompeticionet ndërkombëtare të fituara në katër vitet e fundit, kompeticionet kombëtare të fituara në dy vitet e fundit, numri/përqindja e lojërave të luajtura në dy sezonet e fundit ose statusi i klubit.

Sipas Katalanases Sport, ky komision vlerësues do të përcaktonte vlerën e kontratës së Messit në 25 milionë euro në vit, që është ende mbi kufirin e pagave të Barçës, e cila në asnjë rrethanë nuk mund ta punësonte argjentinasin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco