Nesër finalja Inter-City/ Gati një miliard të shpenzuar nga anglezët, por historia është në favor të zikaltërve

Nesër finalja Inter-City/ Gati një miliard të shpenzuar nga anglezët, por historia është në favor të zikaltërve

13:48, 09/06/2023

Akti i fundit në Champions League luhet nesër mbrëma.

Inter sfidon Manchester Cityn për të fituar një trofe që i mungonte që nga viti 2010, nga mbrëmja në Madrid kur triumfuan kundër Bayern Munichut.

Edicioni i sotëm i “Corriere dello Sport” ka analizuar dy skuadrat duke krahasuar kostot dhe trofetë e arritur në historinë e tyre.

Nëse nga njëra anë janë zikaltërit që mund të mburren me nëntë trofe ndërkombëtarë, tre Champions League, tre Kupa UEFA, dy kampionate ndërkontinentale, një Kupë Botërore për Klube, nga ana tjetër është vetëm një “Coppa dell Coppa” e ngritur në vitin 1970.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco