Ish-lojtari i Liverpool-it dëshmitar i sulmit të tmerrshëm në Francë: Agresori erdhi drejt meje dhe...

Ish-lojtari i Liverpool-it dëshmitar i sulmit të tmerrshëm në Francë: Agresori erdhi drejt meje dhe...

15:20, 08/06/2023

Ish-futbollisti i Liverpool, Anthony Le Tallec bëri me dije se ishte dëshmitar i agresionit nga një burrë që sulmoi një grup fëmijësh me thikë në një shesh lojërash në një park pranë liqenit Annecy në Francë.

Në një video të postuar  në Instagram, francezi tha se po vraponte buzë liqenit në momentin kur pa njerëzit që vraponin drejt tij, teksa një nënë i kishte thënë të largohej sepse agresori po sulmonte njërzit me thikë.

Më pas i dyshuari doli përballë Le Tallec, ndërsa policia ishte në ndjekje të tij.

“Papritmas një nënë më thotë: "ik, ik, është dikush që i godet me thikë të gjithëve. Gjatë gjithë liqenit ka goditur me thikë fëmijët, ik, ik". I habitur, ish-futbollisti vazhdon të vrapojë: "Atje, unë shoh djalin duke ardhur në drejtimin tim. Më afrua, kështu që unë lëviza. Më pas ai shkoi të një i modhuar dhe e goditi me thikë. Unë u thashë policëve "gjuajini! Vriteni!", tha Le Tallec.

Ai e goditi dy herë të moshuarin dhe më pas policët nisën të qëllonin ndërsa Le Tallec vazhdoi të vraponte përgjatë liqenit dhe vuri re fëmijët që ishin plagosur nga agresori.

“Është e trishtueshme, por është çmenduri të dëgjosh këtë në Annecy”, komentoi Le Tallec, i cili e filloi karrierën e tij te Le Havre, por si një talent i ri dhe i madh përfundoi te Liverpool, ku ishte nga viti 2001 deri në 2008.

Megjithatë, ai nuk u dallua shumë në Anfield dhe kaloi më shumë kohë në huazim dhe e mbylli karrierën pikërisht te Annecy, ku ndodhi krimi i tmerrshëm që ai vetë e pa.

Kujtojmë se azilkërkuesi sirian bëri bujë në Francë mëngjesin e sotëm pasi plagosi me thikë pesë persona, mes të cilëve katër fëmijë shumë të vegjël, dhe për atë krim të tmerrshëm reagoi i gjithë lidershipi shtetëror dhe drejtuesit e pozitës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco