Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në rrugën e Rinasit

Kolela jep dorëheqjen nga Partizani, klubi kampion konfirmon largimin

Kolela jep dorëheqjen nga Partizani, klubi kampion konfirmon largimin

16:38, 07/06/2023

Xhovani Kolela nuk është më trajner i Partizanit dhe vetë klubi e ka konfirmuar diçka të tillë.

Palët kanë ndërprerë bashkëpunimin pak minuta më parë, me Kolelën që largohet në këtë mënyrë menjëherë pasi u largua edhe drejtori Elton Marini.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas nje viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION…

Falenderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P”, shkruan klubi kampion.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco