Si Ten Hag i bëri përshtypje Fernandes me veprimin e tij: Unë i jam borxhli atij për mënyrën se si më mbrojti

Si Ten Hag i bëri përshtypje Fernandes me veprimin e tij: Unë i jam borxhli atij për mënyrën se si më mbrojti

09:30, 03/06/2023

Futbollisti i Manchester United, Bruno Fernandes, thotë se ndihet borxhli ndaj trajnerit të Djajve të Kuq, Erik Ten Hag, për besimin dhe mbështetjen që i tregoi pas ndeshjes kundër Liverpool-it, kur ai ishte në qendër të kritikave.

Në atë ndeshje, Liverpooli e mposhti Manchester Unitedin dhe mundi rivalin e tyre më të madh me rezultat të pabesueshëm 7-0, dhe pas asaj ndeshje mediat vendase dhe legjendat e Manchester United kritikuan më së shumti Fernandes, i cili ecte nëpër fushë dhe ishte lojtari më i keq në ekipin e tij.

Kritikat shkuan deri aty sa kërkonin që këtij lojtari t'i hiqej shiriti i kapitenit, duke qenë se ai është kapiten kur Harry Maguire nuk është në fushë, por Ten Hag i doli në mbrojtje dhe tha se Fernandes është një "frymëzim i vërtetë për të gjithë në klub”. Tani portugezi foli për faktin se ishte koha për ta shlyer.

“E di që menaxheri është i kënaqur sepse jap maksimumin në stërvitje, në ndeshje dhe për mënyrën se si tregoj emocionet dhe pasionin. Ai e di shumë mirë që jap më të mirën, por ndonjëherë ndodhin gjëra që ti si kontrollon dot. Megjithatë, unë kurrë nuk do të bëja diçka që do ta bënte menaxherin të dukej keq, diçka që do t'i bënte shokët e mi të duken keq ose ndonjë gjë që është e keqe për ekipin dhe Manchester United si klub. Ten Hag e di këtë dhe kjo është arsyeja pse ai është në anën time”, tha Fernandes dhe më pas vazhdoi:

“Mendoj se është mirë, sepse në këtë mënyrë ai tregon respekt dhe tregon se do të më mbrojë gjithmonë. Por, kur është kështu, ai gjithmonë ka kërkesat më të larta, gjë që është logjike sepse nëse mbron dikë, atëherë dëshiron edhe atyre t’u përgjigjet."

Image

Portugezi thotë se Ten Hag i zgjidhi të gjitha problemet në mënyrën e duhur dhe e motivoi për të vazhduar.

"Kur ndodhi kjo, ai më thirri në zyrën e tij dy ose tre herë dhe më tha: "Dëgjo, ne duhet ta ndryshojmë këtë, mendoj se mund ta bëjmë ndryshe. Ai më tregoi respekt," tha Bruno.

Këtë sezon, Fernandes luajti gjithsej 58 ndeshje për Manchester United në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 15 asistime. Skuadra e tij tani pret finalen e FA Cup kundër Manchester Cityt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco