Torino s’e ka në plan, Etrit Berisha drejt largimit nga Italia

Torino s’e ka në plan, Etrit Berisha drejt largimit nga Italia

14:22, 01/06/2023

Etrit Berisha do të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni.

Pavarësisht se kontrata e tij skadon verën e ardhshme, mediat italiane raportojnë se Torino nuk ka në plan ta mbajë futbollistin për sezonin tjetër dhe do të largohet.

Problemi i vetëm i “gardianit” shqiptar është mungesa e ofertave duke qenë se nuk bëhet e ditur të ketë mbërritur ndonjë interesim për të.

Zgjidhja e vetme për të mos mbetur pa luajtur në sezonin e ardhshëm, sipas mediave italiane është largimi nga Italia dhe me shumë gjasa pritet të ndodhë diçka e tillë.

Prej kohësh, Berisha nuk grumbullohet me ekipin e Torinos dhe nuk bën pjesë në listën e skuadrës për ndeshjet e kampionatit.

Tashmë, zgjidhja e vetme është gjetja e një aventure të re.

Më parë, Berisha ishte pjesë e skuadrave si Lazio, Atalanta e SPAL në Serinë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco