Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

‘Kur erdha pata shumë njerëz kundër’, kapiteni Telushi nuk i fsheh emocionet: Falënderoj çunat për…

‘Kur erdha pata shumë njerëz kundër’, kapiteni Telushi nuk i fsheh emocionet: Falënderoj çunat për…

18:48, 29/05/2023

Kapiteni i Partizanit, Bruno Telushi, nuk i fshehu emocionet e tij pas titullit kampion me “demat”. Mbrojtësi i kuq u shpreh tepër i lumtur për këtë triumf dhe e krahasoi me atë të katër viteve më parë.

“Normalisht janë emocione të mëdha. Ky vit kishte problemet e veta, por në fund ja dolëm. Kur arrin diçka, ndihesh akoma dhe më i lumtur.

Unë jam një njeri që e dua drejtësinë, flas gjithmonë të drejtën. Kur flet me zemër dhe me shpirt gjërat dalin dhe Zoti të ndihmon.

Kur erdha këtu në fillim pata shumë njerëz kundër. Kjo më bën akoma dhe më shumë krenar dhe ta shijoj deri në fund këtë trofe.

Janë dy tituj të ndryshëm. Ai i pari vinte mbas 26 vitesh dhe ishte ajo ndjesia që mezi pritej. Ndërsa ky vit është ndryshe. Kjo vuajtje, ky sezon, të bën ta shijosh në maksimum.

Jam një njeri që flas shumë. I flas shumë çunave. I flas shumë vetes time. Para se t’i flas të tjerëve, i flas vetes time. Falënderoj çunat që kanë bërë ato që i kam thënë dhe kjo më bën të ndihem lider”, u shpreh Telusi për “Ovesport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco