Dilemat e fundit të Superiores/ Titulli dhe mbijetesa, ja shanset për secilën skuadër në garë

Dilemat e fundit të Superiores/ Titulli dhe mbijetesa, ja shanset për secilën skuadër në garë

18:46, 27/05/2023

Kanë mbetur edhe 90 minutat e fundit të kampionatit shqiptar, që këtë sezon ka qenë më i luftuar se kurrë dhe ka dhuruar emocione pa fund për tifozët dhe shikuesit. Kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i kampionatit, kanë dalë vetëm 2 verdikte (edhe këto në javët e fundit): Egnatia do të luajë në Conference League dhe Kastrioti do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

E hapur është gara për të gjitha objektivat e tjera: titullin, Europën, Play Out-in dhe rënien direkte nga kategoria.

Gara për titullin

E hapur është gara për titullin, aty ku Partizani dhe Tirana luftojnë për të ngritur trofeun e lakmuar. Të dyja skuadrat qëndrojnë në kuotë të barabartë pikësh (64), por “demat” janë më të favorizuar nëse kampionati përfundon në ekuilibër, pasi kanë një bilanc më të mirë në takimet direkte ndaj rivalëve bardheblu (2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje).

Partizani

Nëse fiton ndeshjen përballë Teutës, Partizani shpallet kampion i vendit, cilido që të jetë rezultati i Tiranës në ndeshjen respektive. “Demat” shpallen kampionë nëse arrijnë të njëjtin rezultat me Tiranën në ndeshjen e fundit  (fitore, barazim apo humbje e të dyjave).

Tirana

Më e komplikuar është situata për Tiranën, pasi jo gjithçka varet nga rezultati i ndeshjes së saj. Bardheblutë duhet të fitojnë përballë Erzenit dhe në të njëjtën kohë Partizani të mos fitojë ndaj Teutës që të shpallen kampionë. Tirana shpallet kampione nësë barazon përballë Erzenit dhe Partizani humbet përballë Teutës.

Gara për mbijetesë

Bylisi dhe Erzeni rrezikojnë rënien direkte nga kategoria. Aktualisht diferenca mes 2 skuadrave është 2 pikë në favor të shijakasve.

Bylisi

Mallakastriotët (renditen të parafundit), duhet të fitojnë ndeshjen respektive dhe të shpresojnë që Erzeni nuk fiton përballë Tiranës, që të evitojnë rënien direkte në Kategorinë e Parë. Nëse të dyja skuadrat mbyllin kampionatin në kuotë të barabartë pikësh (41, fiton Bylis dhe barazon Erzeni) atëherë shpëtojnë ballshiotët pasi kanë bilanc më të mirë në takimet direkte (2 fitore dhe 2 barazime).

Erzeni

Nëse Bylisi nuk fiton ndeshjen përballë Vllaznisë, atëherë Erzeni eviton rënien në kategorinë inferiore, cilido që të jetë rezultati i sfidës ndaj Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco