Sevilla-Juventus dhe Leverkusen-Roma, sonte përcaktohet finalja e Europa League

Sevilla-Juventus dhe Leverkusen-Roma, sonte përcaktohet finalja e Europa League

10:49, 18/05/2023

Liga e Europës luan ditën e sotme dy sfidat e kthimit të gjysmëfinaleve, me katër skuadra që kërkojnë të shkojnë në Budapest.

Sevilla pret Juventusin në Spanjë. Sfida e parë mes dy skuadrave mbaroi në barazim 1-1, teksa shanset për kualifikim vazhdojnë të jenë të hapura.

Në takimin tjetër, Bayer Leverkusen pret Romën. Skuadra e Jose Mourinhos arriti të fitonte 1-0 në ndeshjen e parë, por gjermanët do të bëjnë çmos për të përmbysur rezultatin.

Të dy takimet fillojnë në orën 21:00.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco