Tifozi i Arsenalit anuloi pushimet në Mauritius për titullin kampion: Gruaja ime është tërbuar

Tifozi i Arsenalit anuloi pushimet në Mauritius për titullin kampion: Gruaja ime është tërbuar

12:32, 15/05/2023

Arsenali zhvilloi një sezon shumë të mirë që mund të mbyllej me titullin kampion, por ndeshjet e fundit të “Topçinjve” nuk ia kanë lejuar diçka të tillë.

Tifozët që prisnin rikthimin në krye të futbollit anglez, ishin të shumtë e madje kishin planifikuar edhe festimet për titullin.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, një tifoz ka treguar se ka anuluar pushimet për të festuar me Arsenalin, gjë të cilën e ka bërë që në janar.

Por, me humbjen në shtëpi ndaj Brighton, Arsenali ka dhënë lamtumirën titullit kampion dhe Manchester City e ka tashmë çështje ditësh.

“Para një viti, unë dhe gruaja e ime e rezervuam një pushim familjar në Mauritius, për t’u nisur më 26 maj. Por, së fundmi e kuptova se ndeshja jonë e fundit në shtëpi do të jetë me Wolves më 28 maj.

M’u desh ta anuloja pushimin. Gruaja imë është tërbuar. Kam frikë të shkoj në shtëpi. Është më e mirë për ne që ta fitojmë ligën. Lutuni për mua”, shkruan tifozi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco