Pioli shpjegon mungesën e Rafael Leaos ndaj Interit

Pioli shpjegon mungesën e Rafael Leaos ndaj Interit

20:29, 10/05/2023

Rafael Leao është mungesa e madhe e ndeshjes së sotme mes Milanit dhe Interit.

Portugezi i kuqezinjve nuk ia doli për shkak të një dëmtimi të ishte i gatshëm për këtë sfidë dhe trajneri Stefano Pioli e ka dërguar në tribunë atë.

Vetë Pioli ka treguar para sfidës se si ishte situata e yllit të ekipit të tij, të cilin tifozët shpresojnë ta kenë gati në fushë për ndeshjen e kthimit.

“Provat që bëmë nuk funksionuan, ai ndjente akoma shqetësime. Nëse do të luajmë si skuadër dhe me personalitet, do të luajmë këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Pioli, duke bërë të qartë se ekipi mund t’ia dilte edhe pa portugezin.

“Të mos harrojmë se ndeshja zgjat 180 minuta, por duam që të sigurojmë avantazhe që në këtë ndeshje të parë”, u shpreh ai pak minuta para fillimit të ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco