Milan-Inter, formacionet zyrtare/ Ja si rreshtohen skuadrat në Euroderbi

Milan-Inter, formacionet zyrtare/ Ja si rreshtohen skuadrat në Euroderbi

20:02, 10/05/2023

Milani dhe Interi luajnë sot etapën e parë të euroderbit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Sfida e ethshme mes dy skuadrave të të njëjtit qytet, këtë herë zhvendoset në një skenë shumë më të rëndësishme ndërkombëtare.

Milani vjen në këtë duel të parë pa Rafael Leaon e dëmtuar, me Selemakers i cili ka marrë vendin e tij në rreshtim.

Ndërkohë, Inzagi ka lënë në stol Brozoviç, duke i besuar një vend Mkhitarjan përkrah Çalhanollu e të paprekshmit Barela.

Në stol është edhe Lukaku, ashtu si edhe Kristjan Asllani.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco