I padëshiruar nga Tuchel, Muller mendon largimin nga Bayern Munchen

I padëshiruar nga Tuchel, Muller mendon largimin nga Bayern Munchen

18:42, 10/05/2023

 

Bayern Munchen po kalon një nga sezonet më të komplikuara në vitet e fundit dhe kërkon të paktën të fitojë Bundesligën. Jo vetëm klubi bavarez, por edhe Thomas Muller nuk është në periudhën e tij më mirë.

Që nga ardhja e Thomas Tuchel në ambientet e Bayern Munchen, sulmuesi 33-vjeçar nuk ka qenë nga të preferuarit e trajnerit gjerman. Kjo ka bërë që Muller të mendojë një largim të mundshëm nga klubi bavarez pas gati 14 vitesh.

Sipas “Spirt Bild”, sulmuesi 33-vjeçar ka dy oferta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe klube të interesuara nga Arabia Saudite. Nëse Tuchel nuk i jep mbështetje Muller, ky i fundit mund të largohet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco