'Nëse ata telefonuan, nuk më gjetën', Mourinho qesh me interesimin e PSG-së

'Nëse ata telefonuan, nuk më gjetën', Mourinho qesh me interesimin e PSG-së

16:25, 10/05/2023

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka qeshur me thashethemet që e lidhin atë me punën e Paris Saint-Germain.

Portugezi ka një kontratë deri në vitin 2024 në "Stadio Olimpico", por ka qenë shumë i lidhur me një lëvizje në Paris, ku shihej si zëvendësues i Christophe Galtier në sezonin 2023-2024.

Raportet e fundit në Francë sugjerojnë se gjigantët e Ligue 1 kanë bërë kontakte me Mou, por “Special One” insistoi se ai nuk kishte dëgjuar nga drejtorët e PSG së fundmi.

“Nëse ata telefonuan, nuk më gjetën mua”, ka thënë Mourinho i buzëqeshur për "Sky Sport Italia" të mërkurën përpara një konference për shtyp para ndeshjes.

Roma do të takohet të enjten në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Bayer Leverkusen.

Liga e Evropës shihet si garë e mirë për Romën për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi nga Serie A rrezikon të dështojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco