Gaboi ndaj West Hamit, drejtuesit e Manchester United duan t’i ulin pagën De Geas

Gaboi ndaj West Hamit, drejtuesit e Manchester United duan t’i ulin pagën De Geas

14:03, 08/05/2023

Manchester United pësoi humbjen e dytë radhazi në Premier Leauge.

“Djajtë e kuq” u mundën në transfertë nga West Hami me rezultatin minimal 1-0.

Benrahma ishte heroi për “çekanët”, teksa shënoi një gol me tepër fat, kjo edhe prej gafës së portierit De Gea.

Spanjolli, titullar i padiskutueshëm i United, është në vitin e fundit të kontratës dhe me sa duket kjo ka ndikuar jo pak në performancën e tij.

Megjithatë, pavarësisht se gafat e portierit janë të përsëritura, trajneri Erik ten Hag beson te 32-vjeçari dhe pas ndeshjes dërgoi një sinjal për drejtuesit e klubit, për të gjetur gjuhën e përbashkët me De Gean.

“Ne duam që David de Gea të qëndrojë te Manchester United. Synimi kryesor është rinovimi i kontratës me të edhe për sezonin e ardhshëm. Ai është portieri që ka mbajtur portën e pa prekur më shumë në Premeir League. Ne nuk do të ishin në këtë pozicion në renditje pa ndihmën e tij”.

David de Gea është një prej lojtarëve më të paguar në Premier League, pasi portieri merr 375 mijë stërlina në javë.

Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë nisur prej kohësh, por gjuha e përbashkët nuk është gjetur ende për shkak se drejtuesit e Manchester United kërkojnë t’i ulin pagën.

Në rast të kundërt, portieri do të largohet me parametër zero nga “Old Trafford”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco