Perezin e kënaq edhe Kupa e Mbretit: Të gjithë trofetë arrihen me shumë sakrifica

Perezin e kënaq edhe Kupa e Mbretit: Të gjithë trofetë arrihen me shumë sakrifica

09:29, 08/05/2023

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka qenë mjaft i lumtur pas triumfit në Kupën e Mbretit përballë Osasunës të shtunën në mbrëmje.

“Jam shumë i kënaqur, sepse çdo herë që fitohet një titull është një arsye për të qenë i lumtur. Të gjithë trofetë arrihen me shumë mund dhe sakrifica”, tha presidenti, i cili foli për të gjitha aktualitetet dhe konfirmoi vazhdimësinë e Ançelotit në krye të skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm.

“Nuk dua të dëgjoj më të flitet për këtë temë. Ai ka një kontratë me Realin e Madridit dhe ne jemi të lumtur”.

Për Kupën kreu i klubit madrilen thotë: “Ka qenë një rrugëtim sfidues për ne. E nisëm me Kaserenjon që na hapi shumë punë. Më pas kaluam me radhë Villarrealin, Atletikon, Barcelonën dhe në finale Osasunën që bëri një paraqitje të madhe. Ndaj ky trofe vlen shumë.

Fitorja në Kupë na jep forcë, por nuk kemi kohë për të pushuar, pasi kemi gjysmëfinalen e Champions League me Manchester Cityn. Ata që bëjnë kalendarin duhet ta shohin mirë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco