VIDEO/ Gafa e De Geas i kushton shtrenjtë Manchester United, vihet në rrezik vendi i katërt

VIDEO/ Gafa e De Geas i kushton shtrenjtë Manchester United, vihet në rrezik vendi i katërt

22:15, 07/05/2023

Manchester United pëson disfatë në fushën e West Hamit dhe i jep shpresë Liverpoolit për vendin e katërt.

“Djajtë e Kuq” nuk u shfaqën në versionin e tyre më të mirë në sfidën e Londrës, që u kushtëzua nga një episod e pjesës së parë me protagonist portieri De Gea.

Në minutën e 27-të të sfidës, “Djajtë e Kuq” humbën një top në mesfushë e pikërisht në këtë moment përfituan miqtë, të cilët shënuan me Benrahman, që duhet pranuar në këtë rast pati edhe “bashkëpunimin” e portierit spanjoll, që kurrsesi nuk duhet ta kishte lejuar që ai top të përfundonte në rrjetë.

Manchester United mbetet në vendin e katërt edhe pas kësaj disfatë, madje ka edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar krahasuar me “The Reds”, megjithatë mbetet frika e zhgënjimit në sfidat e mbetura të këtij sezoni në Premier League.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco