Kampionati i vajzave/ Nuk zhgënjejnë Vllaznia e Tirana, Laçi mund Teutën në Durrës

Kampionati i vajzave/ Nuk zhgënjejnë Vllaznia e Tirana, Laçi mund Teutën në Durrës

21:25, 07/05/2023

Kanë mbetur ende edhe dy javë nga përfundimi i këtij edicioni të kampionatit të futbollit të vajzave, teksa këtë fundjavë janë luajtur 5 sfidat e javës së 16-të, dy prej të cilave të shtunën dhe tre të tjera këtë të diel.

Tirana nuk e diskutoi fitoren me Lushnjen dhe këtë e tregon edhe rezultati i thellë 15-0 për vajzat bardheblu.

Ky trepikësh i mban ende në garë kryeqytetaset për të fituar titullin kampion për këtë edicion.

Ndërkaq, vendi i parë mbahet ende nga Vllaznia, që siguroi fitoren e 16-të radhazi në kampionat përballë Kinostudios ditën e sotme.

Shkodranet triumfuan me shifrat 15-0, në një ndeshje të dominuar totalisht nga kampionet në fuqi.

Nuk zhgënjeu as Apolonia me Partizanin. Fieraket mundën me rezultatin 13-0 në ndeshjen e zhvilluar ditën e shtunë në Korçë. Partizani mposhti sot Kukësin në shtëpi me shifrat 5-0, duke marrë tre pikë të rëndësishme, që e mbajnë në vendin e katërt në kampionat.

Një fitore të vlefshme mori edhe Laçi në Durrës. Laçjanet triumfuan me rezultatin 2-0, duke ruajtur vendin e gjashtë në kampionat, me katër pikë më shumë se Teuta.

Kampionati i vajzave, ndeshjet e javës së 16-të:

Skënderbeu 0-13 Apolonia

Lushnja 0-15 Tirana

Partizani 5-0 Kukësi

KF Teuta 0-2 Laçi

Vllaznia 15-0 Kinostudio

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco