Plas skandali në Serinë A/ Vijërojtësi i ndeshjes së Milanit denoncon dizenjatorin e gjyqtarëve

Plas skandali në Serinë A/ Vijërojtësi i ndeshjes së Milanit denoncon dizenjatorin e gjyqtarëve

20:46, 07/05/2023

Një skandal i ri shpërthen në Serinë A dhe këtë herë përfshin sferat më të larta të gjykimit në kampionatin italian.

Në qendër të kritikave është dizenjatori Xhanluka Roki, i denoncuar nga një prej vijërojtësve të Serisë A pas ndeshjes Milan-Empoli që përfundoi me shifrat 0-0 pak javë më parë.

Paskuale De Meo, vijërojtësi i asaj ndeshje ku iu anulua me VAR një penallti dhe një gol Milanit, ka shkruar në raportin e gjyqtarëve pas sfidës se vëzhguesi i gjyqtarëve i kishe thënë në prani të të tjerëve së kishte qenë deri tani vetëm në ndeshjet e Serisë C dhe B, për shkak të “miqve torinezë”.

Raportimi i një dialogu të tillë kishte acaruar gjyqtarët Orsato dhe Valeri, të cilët i kishin bërë të qartë se nuk lejoheshin sjellje të tilla brenda grupit të gjyqtarëve të elitës.

Ndërkohë, Xhanluka Roki, dizenjatori i arbitrave raportohet se i ka komunikuar De Meos se nuk kishte ndër mend të kishte “spiunë” brenda radhëve të “skuadrës së tij”.

De Meo që atëherë është caktuar vetëm në një ndeshje të Serisë B dhe kjo ka shtyrë vijërojtësin nga Foxhia që të denoncojë në Federatën Italiane gjyqtarët e tjerë dhe dizenjatorin Rokl, pasi për të gjitha bisedat që kishte raportuar, kishte dëshmitarë apo prova.

Federata Italiane ka hapur zyrtarisht hetimin për kupolën drejtuese të gjyqtarëve që duket se funksionon me orientime të caktuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco