Premier League/ Arsenali kalon ‘pengesën’ Newcastle, nuk i ndahet Manchester Cityt

Premier League/ Arsenali kalon ‘pengesën’ Newcastle, nuk i ndahet Manchester Cityt

19:42, 07/05/2023

Arsenali bind në transfertën e Newcastle, të cilën e fiton me rezultatin e pastër 0-2.

Vendasit u treguan shumë luftarakë, megjithatë ishin “The Gunners” ata që gjetën rrjetën, me Odegaard që realizoi një super gol në minutën e 14-të.

Pavarësisht tentativave nga ana e Newcastle, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Në fraksionin e dytë Arsenali thellon avantazhin në minutën e 71-të, ku pas një super goditje nga Martinelli, Schar shkakton autogol, për të vulosur rezultatin e kësaj sfide.

Pas raundit të 35-të të Premier League, Arsenali shkon në kuotën e 81 pikëve një më pak se Manchester City kryesues, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.

Newcastle, nga ana tjetër vijon të mbetet në vend të tretë me 65 pikë të grumbulluara, por me një ndeshje të prapambetur.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco