Bundesliga/ Dortmundi ‘luan tenis’ me Wolfsburgun, ruan diferencën e pikëve me Bayernin kryesues

Bundesliga/ Dortmundi ‘luan tenis’ me Wolfsburgun, ruan diferencën e pikëve me Bayernin kryesues

19:35, 07/05/2023

Wolfsburgu rezultoi “kafshatë” e lehtë për Dortmundin, i cili fitoi thellë 6-0 në përballjen mes tyre në kuadër të javës së 31-të të Bundesligës.

Verdhezinjtë e zgjidhën sfidën që në pjesën e parë, duke shënuar tre gola.

Të parin e shënoi në minutën e 14-të Adeyemi, i shërbyer nga Ryerson.

Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Haller, shfrytëzoi pasimin e Adeyemit për golin e 2-0.

Më tej erdhi radha e Malen, që pati bashkëpunimin me Brandt, për golin e 3-0.

Wolfsburgu u duk i dorëzuar pa kushte edhe në pjesën e dytë.

Në minutën e 54-t, Bellingham realizoi një gol të çuditshëm, me topin që pasi përfundoi në traversë, mori një trajektore të pabesueshme dhe përfundoi në rrjetë.

Pak minuta më vonë, një gabim foshnjarak në mbrojtje u kushtoi shumë “ujqërve”, që pësuan të pestin (Adeyemi realizoi të dytin personal).

Në të 86-tën vjen dhe goli i gjashtë i verdhezinjve i shënuar nga Bellingham.

Me këtë fitore Dortmundi ruan diferencën me 1 pikë me Bayernin kryesues, duke vazhduar garën për titull, teksa kanë mbetur për t’u luajtur edhe 3 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco