Superiorja & Kupa e Shqipërisë / Ky është kalendari i ndeshjeve deri në fund të sezonit

Superiorja & Kupa e Shqipërisë / Ky është kalendari i ndeshjeve deri në fund të sezonit

15:10, 29/04/2023

Është përcaktuar tashmë kalendari i ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore” dhe Kupa e Shqipërisë deri në fund të sezonit 2022/2023.

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zbardhur kalendarin e plotë me datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet për javët e mbetura të kampionatit ashtu si edhe për ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet e javës së 32-të do të luhen në datat 6 dhe 7 maj, ndërsa në datën 10 maj do të luhen dy ndeshjet e kthimit të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, Teuta-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.

Ndeshjet e javës së 33-të do të luhen të gjitha me datë 17 maj me katër sfida që do nisin njëkohësisht në orën 15:30 ndërsa derbi Tirana-Partizani do të startojë në orën 18:30.

Ndeshjet e javës së 34, 35 dhe 36 do të luhen të gjitha në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar, respektivisht në datat 21 maj, 25 maj dhe 29 maj. Ndërsa edicioni futbollistik 2022/2023 do të kulmojë me finalen e Kupës së Shqipërisë që do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë me datat dhe oraret e javëve të mbetura të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë:

 

 

Abissnet Superiore / Java 32

Nr Ndeshja Data Ora Vendi
1 Egnatia-Bylis 06.05.2023 15:00 Rrogozhinë
2 Laçi-Erzeni 07.05.2023 15:00 Laç
3 Partizani-Kukësi 07.05.2023 18:00 Tiranë
4 Teuta-Tirana 06.05.2023 18:00 Durrës
5 Kastrioti-Vllaznia 06.05.2023 15:00 Elbasan

 

Kupa e Shqipërisë / Turi gjysmëfinal

Nr Ndeshja Data Ora Vendi
1 Teuta-Tirana 10.05.2023 18:00 Durrës
2 Egnatia-Vllaznia 10.05.2023 15:00 Rrogozhinë

 

Abissnet Superiore / Java 33

Nr Ndeshja Data Ora Vendi
1 Tirana-Partizani 17.05.2023 18:30 Tiranë
2 Kukesi-Laci 17.05.2023 15:00 Kukës
3 Erzeni-Bylis 17.05.2023 15:00 Durrës
4 Vllaznia-Teuta 17.05.2023 15:00 Shkodër
5 Kastrioti-Egnatia 17.05.2023 15:00 Elbasan

 

Abissnet Superiore / Java 34

Nr Ndeshja Data Ora Vendi
1 Egnatia-Erzeni 21.05.2023 17:00 Rrogozhinë
2 Bylis-Kukësi 21.05.2023 17:00 Ballsh
3 Laçi-Tirana 21.05.2023 17:00 Laç
4 Partizani-Vllaznia 21.05.2023 17:00 Tiranë
5 Teuta-Kastrioti 21.05.2023 17:00 Durrës

 

Abissnet Superiore / Java 35

Nr Ndeshja Data Ora Vendi
1 Kastrioti-Partizani 25.05.2023 17:00 Elbasan
2 Vllaznia-Laçi 25.05.2023 17:00 Shkodër
3 Tirana-Bylis 25.05.2023 17:00 Për t’u përcaktuar
4 Kukësi-Erzeni 25.05.2023 17:00 Kukësi
5 Teuta-Egnatia 25.05.2023 17:00 Durrës

 

Abissnet Superiore / Java 36

Nr Ndeshja Data Ora Vendi
1 Egnatia-Kukësi 29.05.2023 17:00 Rrogozhinë
2 Erzeni-Tirana 29.05.2023 17:00 Durrës
3 Bylis-Vllaznia 29.05.2023 17:00 Ballsh
4 Laçi-Kastrioti 29.05.2023 17:00 Laç
5 Partizani-Teuta 29.05.2023 17:00 Tiranë

 

Finalja e Kupës së Shqipërisë / Datë 01.06.2023

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco