Inter-Juventus, derbi për finalen e Kupës së Italisë/ Formacionet zyrtare

Inter-Juventus, derbi për finalen e Kupës së Italisë/ Formacionet zyrtare

19:58, 26/04/2023

Interi dhe Jueventusi, në aktin e dytë gjysmëfinal të Kupës së Italisë.

Një derbi me pritshmëri të larta, referuar edhe asaj që ndodhi pas minutës së 80-të në “Allianz Stadium”: dy gola dhe tre kartonë të kuq.

Zikaltrit vijnë me moral të lartë pasi mposhtën 3-0 Empolin, të dielën, me trajnerin Simone Inzaghi që nuk hezitoi të bëntë rotacion, për ta pasur më të freskët skuadrën përballë “Zonjës së Vjetër”.

Bardhezinjtë, nga ana tjetër, janë të lumtur për kthimin e 15 pikëve, por të trishtuar që dolën pa pikë nga sfida me Napolin në Torino.

14 herë kampionët (rekord) e Kupës së Italisë kanë arritur të paktën në finale në shtatë nga tetë sezonet e fundit.

Sa u përket formacioneve, të dyja skuadrat do të zbresin në fushë në këtë derbi si më poshtë:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco