Çalhanoglu shënon 2 gola dhe i lë vendin Asllanit, Interi mposht Torinon dhe nis e feston me tifozët titullin

Çalhanoglu shënon 2 gola dhe i lë vendin Asllanit, Interi mposht Torinon dhe nis e feston me tifozët titullin

15:13, 28/04/2024

Pasi fitoi titullin kampion një javë më parë në derbi ndaj Milanit, Interi nuk është ndalur edhe në sfidën pasardhëse.

Zikaltrit fituan 2-0 në shtëpi ndaj Torinos, duke e bërë edhe më të bukur festën me tifozët që do të pasojë në “Piazza Duomo”.

Pjesa e parë pati disa raste të mira shënimi për vendasit, por gjithsesi, ky fraksion u mbyll pa gola.

E dyta nis keq për miqtë, që detyrohen të luajnë me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Tameses. Për këtë u desh edhe ndërhyrja e VAR.

Dhe nuk vonoi shumë Çalhanoglu zhbllokoi sfidën në minutën e 56-të pas një pasimi të Mkitarian.

Ende pa u shuar jehona e festës së golit të parë, zikaltrit përfitojnë penallti dhe turku nuk fal nga pika e bardhë për 2-0 kur regjistrohej minuta e 60-të.

Më pas Çalhanoglu i lë vendin Kristjan Asllanit, që hyri në fushë në minutën e 63-të.

Në po të njëjtin minutë hyri edhe kosovari Vojvoda për miqtë. Pavarësisht se Interi krijoi edhe disa raste të tjera shënimi, nuk pati më gola.

Kjo fitore vlen në aspektin e statistikave për Inzagin dhe kampionët e rinj, të cilët do të festojnë titullin gjithë pasdites në rrugët e Milanos me tifozët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco