Arrihet marrëveshja, Amir Rrahmani rinovon kontratën me Napolin

Arrihet marrëveshja, Amir Rrahmani rinovon kontratën me Napolin

10:50, 22/04/2023

 Amir Rrahmani raportohet se ka pranuar të rinovojë kontratën me Napolin.

Lojtari i Kosovës është një prej futbollistëve kryesorë këtë sezon, duke qenë i pazëvendësueshëm në formacionin bazë të Luciano Spallettit.

Siç ka raportuar Gianluca Di Marzio, agjenti i qendërmbrojtësit dardan, Adrian Aliaj, është takuar të premten me drejtuesit e klubit të Napolit, ku janë dakorduar për detajet e kontratës së re.

29-vjeçari thuhet se do të nënshkruajë kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2027, me një opsion rinovimi edhe për një vit tjetër – në thelb një marrëveshje pesëvjeçare.

Kapiteni i Kosovës do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën me Napolin në ditët në vijim, duke konfirmuar të ardhmen e tij afatgjate me kampionët në pritje të Serie A.

Amir Rrahmani me napolitanët ka regjistruar në total 90 paraqitje në të gjitha garat që prej vitit 2020, duke shënuar shtatë gola dhe kontribuar me dy asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco