Ronaldo dhe Georgina në krizë? Mediat: Bën ‘shopping’ gjithë ditën, sulmuesi lodhet me modelen

Ronaldo dhe Georgina në krizë? Mediat: Bën ‘shopping’ gjithë ditën, sulmuesi lodhet me modelen

10:47, 22/04/2023

Lidhja mes Cristiano Ronaldos dhe modeles Georgina Rodrigues duket se është në krizë, ose të paktën këtë pretendojnë mediat portugeze.

Sipas një programi televiziv në CMTV, psikologu Quintino Aries thekson se sjelljet e fundit të 38-vjeçarit tregojnë se ai nuk është më i lumtur dhe se sa më shumë largohet nga e ëma e tij, Dolores Aveiro aq më shumë i shtohen telashet.

Nga ana tjetër, edhe gazetari Daniel Nascimento thekson se Ronaldo është lodhur nga sjellja e Georginës e cila kalon të gjithë ditën në qendra tregtare duke bërë “shopping”.

Sipas gazetarit, Georgiona vetëm shpenzon para të gjithë ditën dhe mendon se është në të njëjtën lartësi me Ronaldon sa i takon famës, gjeste të cilat vetëm sa irritojnë më shumë luzitanin.

Gjithsesi, është një mike e sulmuesit të Al-Nassr e cila flet në favor të çiftit duke hedhur poshtë pretendimet për një krisje të raportit me CR7. Filipa Castro shprehet se si gjithnjë thashethemet në lidhje me Ronaldon dhe partneren e tij bëhen vetëm për të vërë lajm dhe për të marrë vëmendje pasi me çiftin gjithçka është në rregull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco