Mourinho, Ancelotti, Zidane, Maldini dhe 20 personalitete të tjerë, UEFA mbledh Bordin e Futbollit

Mourinho, Ancelotti, Zidane, Maldini dhe 20 personalitete të tjerë, UEFA mbledh Bordin e Futbollit

15:21, 21/04/2023

Mourinho, Ancelotti, Zidane, Maldini, këta janë vetëm disa nga yjet e futbollit që do të jenë në Bordin e ri të Futbollit, i cili do të mblidhet për herë të parë më 24 prill nga UEFA.

Është një organ konsultativ, i miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e fundit në Lisbonë në fillim të muajit.

Qëllimi është të jepet një zë institucional, por i pavarur për çështjet kyçe që lidhen me futbollin, duke përfshirë rregullat e reja të lojës, arbitrimin, orarin e ndeshjeve, zhvillimin e ekipeve elitare të të rinjve dhe shëndetin e lojtarëve.

Një skuadër e ish-yjeve të futbollit dhe trajnerëve elitarë do të mblidhen në shtëpinë evropiane të futbollit të hënën më 24 prill për takimin inaugurues të Bordit të Futbollit të UEFA-s, në Nyon të Zvicrës.

Anëtarët e bordit u zgjodhën në bazë të përvojës, rezultateve me klubet dhe ekipet kombëtare dhe reputacionin e tyre.

Bie në sy prania e ish-lojtarit të Realit, Gareth Bale, i cili lajmëroi tërheqjen e tij pas Botërorit të Katarit, gjithsej 24 personalitete të futbollit përbëjnë këtë trup të ri.

Drejtori teknik i UEFA-s, Zvonimir Boban, do të kryesojë mbledhjen e mbështetur nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i UEFA-s Giorgio Marchetti dhe shefi i arbitrave Roberto Rosetti.

Axhenda e takimit të parë përfshin diskutime mbi çështje që lidhen me arbitrimin, VAR-in dhe sjelljen e lojtarëve, si dhe çështjet e konkurrencës dhe shëndetin e lojtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco