Kupa e Italisë/ Rrëzohet apeli i Interit, Lukaku humbet ndeshjen ndaj Juventusit

Kupa e Italisë/ Rrëzohet apeli i Interit, Lukaku humbet ndeshjen ndaj Juventusit

14:53, 21/04/2023

Lukaku humbet ndeshjen ndaj Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Sulmuesi belg shënoi golin e barazimit ndaj bardhezinjve në minutat shtesë të takimit të parë në Torino dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pikërisht për mënyrën e festimit.

Arbitri e cilësoi si polemikë me tifozët e Juves dhe e ndëshkoi, duke bërë që sulmuesi belg të humbë ndeshjen e kthimit.

Megjithatë tek Interi vendosën ta apelojnë vendimin, duke arsyetuar se Lukaku kishte festuar shpesh në atë mënyrë, edhe para ndeshjes me Juven.

Gjykata e Apelit Sportiv është mbledhur këtë të premte dhe ka vendosur të rrëzojë apelimin e Interit, duke lënë në fuqi pezullimin me një javë të Romelu Lukakut, që ndeshjen e 26 prillit do ta ndjekë nga tribuna e “San Siros”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco