Zbulohet historia e Ronaldos/ Ofroi makinën luksoze në këmbim të numrit të telefonit të bukuroshes angleze

Zbulohet historia e Ronaldos/ Ofroi makinën luksoze në këmbim të numrit të telefonit të bukuroshes angleze

14:25, 21/04/2023

Cristiano Ronaldo kishte vështirësi në jetën e tij të dashurisë para se të njihej me Georgina Rodriguez.

I tillë ishte dëshpërimi i tij për të marrë numrin e telefonit të një vajze që i pëlqente, saqë sigurimi i tij ishte mjaft i shtrenjtë.

Sipas “The Sun”, pasi e pa në programin “X Factor”, ylli portugez i futbollit ra në dashuri me Kimberly Wayt, këngëtaren e “Pussycat Dolls”, dhe bëri gjithçka që ishte e mundur për të dalë me të.

Rod Thornley, ish-masazhatori i Manchester United gjatë periudhës së parë të portugezit në klubin e “Old Trafford”, ishte personi që i bëri atij nderin për t’i siguruar numrin e telefonit të bukuroshes angleze, por në këmbim të një avantazhi të shtrenjtë.

Ai ishte i shpejtë dhe dinte të negocionte mirë me informacionin dhe kontaktet që kishte.

Një marrëveshje që e bëri atë të merrte një “Porsche Carrera” me vlerë 60.000 paundë atëherë, më 2009, me një çmim shumë të mirë.

Image

Këtë fakt e zbuloi ish-masazhatori në fjalë gjatë një interviste në podcastin “Undr The Cosh”, ku gjithashtu raportoi se gjithçka ishte zyrtarizuar në fund të sezonit: “Ishim në mars-prill dhe ai do të shkonte te Real Madridi. Të gjithë e dinim se Ronaldo do të largohej në fund të sezonit. Po e masazhoja, ndërsa ai po shikonte “X Factor” në televizion.

‘Kush është kjo vajzë?’ – më pyeti. Ishte Kimberly Wyatt. Pastaj më thotë: ‘A mund të më gjesh numrin e saj? Unë vazhdova të mendoja: Dhe çfarë marr nga kjo? Po marr numra vajzash nga kudo dhe nuk po marr asgjë nga këto. Ronaldo më tha: ‘A të pëlqen makina ime?’

Image

Ai kishte një “Porsche Carrera” të konvertueshme. Ronaldo më premtoi se kur të shkonte te Real Madridi do të ma shiste me gjysmë çmimi. M’u deshën rreth dhjetë minuta për ta marrë numrin e saj. Sigurisht, fundi i sezonit erdhi dhe unë i thashë Cristianos: ‘A të kujtohet marrëveshja jonë?’ I dhashë 30 mijë paundë për një makinë që kushtonte 60 mijë paundë”.

Por marrëveshja nuk u ndal me kaq. “Të nesërmen e shita për 60 mijë paundë, – shton ish-masazhatori i Manchester United, duke u mburrur për marrëveshjen e tij të madhe. – E kam pasur pronë timen vetëm për një natë. Shkova në shtëpinë e tij, e mora, bëra transferimin, e shita për 60 mijë paundë të nesërmen dhe kalova një pushim të mrekullueshëm në Maldive atë verë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco