Presidenti i Bayernit jep përgjigjen për shkarkimin e Oliver Kahn

Presidenti i Bayernit jep përgjigjen për shkarkimin e Oliver Kahn

12:37, 21/04/2023

Bordi i Bayernit është vendosur përpara përgjegjësisë pas disfatave të njëpasnjëshme në turne ku ata ishin prezentë.

Arsyeja se përse u largua Nagelsmani ishte mbi bazë të lojës jo bindëse, por me Tuchelin ata nuk kanë bërë asgjë konkrete, të pranishëm vetëm në titullin e Bundesligës.

Reagimet e forta nga tifozët e bavarezëve u evidentuan përgjatë ndeshjes ndaj Sitit.

Emri i Kahn po gumëzhin gjithmonë e më shumë si “kurban” i kësaj drame.

Vetë presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer, i ka mohuar zërat rreth largimit të ish-portierit.

“Jo, janë thjesht aludime, Kahn është i sigurt si shefi i klubit. Asgjë për t’u shqetësuar rreth kësaj situate”, ishte fraza e shkurtër nga numri 1 i klubit të Bayernit në zonën mikse të deklaratave mbrëmjen e së mërkurës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco