Paratiçi jep dorëheqjen nga Totenhemi për shkak të skandalit te Juventusi

Paratiçi jep dorëheqjen nga Totenhemi për shkak të skandalit te Juventusi

11:02, 21/04/2023

Duket se skandalet e ndodhura së fundmi me parregullsitë financiare të Juventusit kanë bërë që Fabio Paratiçi të japë dorëheqjen nga roli i drejtorit menaxhues te Totenhemi.

Ai fillimisht u pezullua nga futbolli italian për rolin e tij në parregullsitë e supozuara financiare me kohën që ai ishte te Juventusi.

Kjo gjë më pas u përhap nga një ndalim mbarëbotëror nga FIFA muajin e kaluar, një zhvillim që bëri që Spërsat të lëshonin një deklaratë që konfirmonte se administartori do të largohej nga roli i tij në pritje të rezultatit të apelit.

Por Komiteti Olimpik Italian e ka hedhur poshtë këtë apel, që do të thotë se ai nuk kishte më gjasa që të kthehej në punë.

Kështu Totenhemi konfirmoi se Paratiçi dha dorëheqjen nga roli i tij në klub, në mënyrë që të fokusohet në pozicionin e tij ligjor në lidhje me vendimet e Federatës Italiane dhe FIFA-s.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco