Maqedoni e Veriut/ Shkupi luan tenis në transfertë, Struga e Shpëtim Duros ndalet nga... terreni i Skopjes

Maqedoni e Veriut/ Shkupi luan tenis në transfertë, Struga e Shpëtim Duros ndalet nga... terreni i Skopjes

19:52, 09/04/2023

Shkupi mori një fitore të madhe në javën e 24-të të Maqedonisë së Veriut teksa mposhti në transfertë me shifrat 0-6 Pobedan.

Miqtë dominuan tërësisht sfidën, sidomos në pjesën e dytë aty ku shënuan pesë gola duke u shfaqur të papërmbajtshëm teksa bien në sy dygolëshat e Adetunji dhe Cephas.

Pas këtij rezultati, Shkupi ngjitet në kuotën e 45 pikëve në vend të dytë, pesë më pak se kryesuesit e Strugës. Këta të fundit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në trasfertë ndaj Skopjes.

Të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro vuajtën edhe terrenin e vështirë në fushën e Skopjes, madje klubi i Strugës doli në një deklaratë në lidhje me fushën.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco