Atletico e Madridit s’e ka në plan Joao Felix, e shet për 100 milionë euro

Atletico e Madridit s’e ka në plan Joao Felix, e shet për 100 milionë euro

09:27, 07/04/2023

Atletico e Madridit po tregon një formë të shkëlqyer në La Liga që pas Kupës së Botës në Katar.

Drejtuesit e “Los Colchoneros” tashmë kanë në kokë edhe planifikimin e grupit të lojtarëve në dispozicion të Diego Simeones për sezonin e ardhshëm.

Prioritet për Atleticon do të jetë përforcimi i pjesës së pasme të ekipit.

Synohet qendërmbrojtësi turk, Çaglar Soyuncu, i cili do t’i japë fund kontratës me Leicesterin.

Gjithashtu vëmendja është përqendruar në afrimin e dy anësorëve.

Nuk është parashikuar kthimi i portugezit Joao Felix nga huazimi (Chelsea), përkundrazi, do të kërkohet që të shitet në Londër apo diku tjetër për të arkëtuar sa më shumë para.

Synimi është të arkëtohen 100 milionë nga shitja e kartonit të Felix, për t’i investuar më pas në merkaton në hyrje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco