VIDEO/ Djali i Ronaldinhos debuton me Barcelonën U-19, shihni klasin e tij

VIDEO/ Djali i Ronaldinhos debuton me Barcelonën U-19, shihni klasin e tij

09:21, 07/04/2023

Joao Mendes, djali i legjendës braziliane Ronaldinho, nënshkroi për Barcelonën në fillim të marsit.

18-vjeçari u ftua për një provë në janar dhe ai bëri mjaft përshtypje që Barcelona t’i ofrojë atij një marrëveshje deri në verën e vitit 2024.

Mendes është pjesë e ekipit U-19 te Barcelona teksa bëri debutimin e tij në Kupën Ndërkombëtare të Mesdheut.

Një video e shkurtër që tregon disa nga momentet kryesore të tij në lojë është shfaqur në rrjetet sociale.

Videoja e shkurtër është parë nga mbi një milion tifozë futbolli në Twitter.

Edhe pse në këmbët e tij shikohet se ka shumë klas, Mendesit, i duhet shumë punë për të arritur në nivelet e babait të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco