Onana 'shënjestrohet' nga Chelsea, Inter projekton ish-shokun e Asllanit

Onana 'shënjestrohet' nga Chelsea, Inter projekton ish-shokun e Asllanit

10:09, 31/03/2023

Inter mund të fillojë sezonin e ardhshëm me ndryshime në portë.Sipas medieve italiane, Chelsea synon transferimin e portierit Andre Onana, me italinët që kërkojnë 40 milionë euro.

Drejtuesit po presin ofertën dhe do të ishte një lëvizje shumë përfituese, pasi Onana zbarkoi në Milano me “kosto zero”.

Në rast se portieri largohet, Inter po mendon për Guglielmo Vicario i cili luan te Empoli

Vicario kryeson listën, duke ditur se marrëdheniet me Empolin janë të mira, pasi verën e kaluar u transferua edhe Asllani.

“Zikaltërit” kanë edhe planin B, Marco Carnesechhi, i Cremonese-s, për të cilin ka më shumë konkurencë, por nuk është i paarritshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco