Haaland në telashe, fotoja në makinë i nxjerr probleme yllit norvegjez

Haaland në telashe, fotoja në makinë i nxjerr probleme yllit norvegjez

18:06, 28/03/2023

Erling Haaland është sërish në qendër të vëmendjes, por kësaj here jo për mirë. Edhe pse është një goleador, 22-vjeçari mund të jetë me të vërtetë në telashe në Angli.

Vetëm një ditë pasi ai shënoi pesë gola në fitoren 7-0 të Manchester City përballë Leizig në Champions League, Haaland shikohet qartë në foto duke vozitur një veturë tip Rolls-Royce dhe njëkohësisht duke përdorur telefonin.

Në shtetin anglez, një shkelje e tillë dënohet me 200 paund gjobë dhe 6 pikë të hequra nga licenca e lejes së drejtimit. Sipas “The Sun”, Manchester City ka kontaktuar vetë Haaland dhe agjentin e tij për të lëshuar një koment zyrtar mbi këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco