Akuzohet si kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës, ish-sulmuesi i Marsejës rrezikon 16 vite burg

Akuzohet si kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës, ish-sulmuesi i Marsejës rrezikon 16 vite burg

13:06, 28/03/2023

Në Malaga nisi gjyqi i ish-sulmuesit të Marsejës, Sergio Contreras, i njohur me pseudonimin Koke, për kontrabandë droge.

Koke (39) akuzohet për organizimin e një grupi kriminal që shiste drogë në Spanjë dhe në disa vende të tjera evropiane dhe nëse shpallet fajtor, rrezikon një dënim maksimal prej 16 vitesh burg.

Futbollisti që e filloi karrierën e tij në Malaga dhe gjatë karrierës së tij luajti për klube të shumta duke përfshirë Rayo Vallecano, Sporting dhe Aris, fitoi famën e tij më të madhe si lojtar i Marseille, ku luajti nga viti 2004 deri në 2006 dhe fitoi Kupën Intertoto.

Image

Contreras ishte arrestuar në vitin 2019 me akuzën e trafikut të drogës, ai u dënua me 20 muaj burg, por ai u lirua pas tetë muajsh me kusht në shumën 15,000 euro.

Por tani ai përballet me një dënim shumë më të lartë për shkak të akuzave shumë më të mëdha. Në gjyq janë gjithsej 18 persona, mes të cilëve vëllai i Kokes dhe e dashura e tij dhe nëse vërtetohet se Koke ka qenë kreu i një organizate kriminale, përveç 16 vitesh burg, mund të dënohet me 15 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco