VIDEO/ Dhunohet në finalen e turneut amator arbitri që eliminoi Italinë nga Kupa e Botës

VIDEO/ Dhunohet në finalen e turneut amator arbitri që eliminoi Italinë nga Kupa e Botës

12:32, 28/03/2023

Byron Moreno është një nga emrat që në Itali nuk e harrojnë kurrë. Ish-arbitri meksikan bëri “famë” në ndeshjen e Kupës së Botës në vitin 2002, kur në sfidën mes Koresë së Jugut dhe Italisë i mohoi axurrëve kualifikimin për në çerekfinale teksa me gjykimin e tij favorizoi aziatikët. Së fundmi, 53-vjeçari është rikthyer në vëmendje teksa arbitronte një ndeshje të një turneu amator në vendlindjen e tij.

Nga video e cila është bërë virale, shihet se si një prej futbollistëve e shtyn nga pas Morenon duke e përplasur në tokë. Ish-arbitri ngrohet menjëherë nga toka dhe nuk reagon ndërsa lojtarët e tjerë i afrohen për ta kontrolluar nëse gjithçka ishte në rregull. Kështu, edhe pse kishte “humbur” prej kohësh, Moreno mesa duket e gjen gjithnjë mënyrën për t’u bërë protagonist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco