Çfarë duhet që Messi të kthehet në Barcelonë?

Çfarë duhet që Messi të kthehet në Barcelonë?

11:52, 28/03/2023

Rikthimi i Lionel Messit në Barcelonë është një detyrë e vështirë por jo e pamundur dhe për ta realizuar atë duhen kompromise nga të dyja palët.

Thashethemet që lënë të kuptohet për kthimin e Lionel Messit në "shtëpinë e tij" janë intensifikuar shumë javët e fundit, saqë edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, njeriu që "e la të shkojë" te PSG, i tha argjentinasit se "dyert e klubit janë të hapura për të".

Megjithatë, situata aktuale financiare në Barcelonë nuk e lejon Messin të kthehet në Camp Nou nëse nuk pranon një pagë “shumë” më të ulët.

"Vetëm klubi mund të bëjë diçka. Unë do të doja që ai të kthehet dhe të përfundojë karrierën e tij në Barcelonë, por kjo nuk varet nga ne, ne nuk do t'i ndryshojmë rregullat në mënyrë që Messi të vijë," tha presidenti i La Ligas Javier Tebas.

Sidoqoftë, Barça po mendon një mënyrë për t'i ofruar një alternativë ekonomike Messit në mënyrë që të kthehet në klub. Mundo Deportivo thekson se Messi nuk do të merrte një pagë veçanërisht të lartë, por do të merrte përqindje nga burime të ndryshme të ardhurash, veçanërisht në nivel komercial.

Messi është i vetëdijshëm edhe për interesimin e ish-klubit të tij që presin “shkeljen e syrit” nga ana e yllit argjentinas për të marrë “masa”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco