Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

‘Grushti i Hekurt’, boksieri shqiptar mposht kundërshtarin nga Nikaragua

‘Grushti i Hekurt’, boksieri shqiptar mposht kundërshtarin nga Nikaragua

20:53, 17/03/2023

“Grushti i Hekurt” bashkon boksierët më të mirë shqiptar në një mbrëmje të madhe, që po zhvillohet në sallën e lojërave “Feti Borova”.

Sipas Supersport, në sfidën e parë mes boksierit shqiptar Muhamed Qamili dhe Maradiagas që vinte nga Nikaragua, ai që triumfoi ishte sportisti kuqezi.

Pas gjashtë raundeve ku Qamili dominoi, juria vendosi në favor të boksierit shqiptar që nisi mbrëmjen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ndeshjen e dytë mes boksierëve Armando Grishaj dhe Stanislav Gudz, shqiptari triumfoi pasi kundërshtari u tërhoq pas raundit të parë prej problemeve fizike.

Në ndeshjen e tretë, Arjon Kajoshi mposhti Ivans Levickis.

Sfida zgjati gjashtë raunde me boksierin shqiptar që ishte superior për pjesën më të madhe të sfidës.

Ndaj, në fund me vendimin unanim të jurisë triumfoi boksieri shkodran.

Kujtojmë se mbrëmja do të kulmojë me eventin kryesor që është sfida mes Nelson Hysës dhe afrikanit Vikapita Meroro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco