Shorti i Champions League: Data, ora, si dhe ku mund ta shikoni

Shorti i Champions League: Data, ora, si dhe ku mund ta shikoni

10:31, 17/03/2023

Chelsea, Benfica, Bayern Munich, Milan, Inter, Manchester City, Napoli dhe Real Madrid janë skuadrat që janë ende në garë për trofeun e UEFA Champions League 2022-2023 .

Këtë të premte do të hidhet shorti për të përcaktuar çerekfinalet, ndeshjet e para të të cilave do të luhen në datat 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit janë planifikuar një javë më vonë.

Image

Ndryshe nga raundi i 1/16-ave, në këtë raund është e mundur të kryqëzohen skuadra nga i njëjti vend , kështu që ekziston mundësia që të ketë ' Derby della Madonnina' ose Chelsea-Manchester City në atë që do të ishte një përsëritje e finales së sezonin 2020-21.

DATA DHE ORA

Shorti për Champions League UEFA 2023-23 do të hidhet këtë të premte, më 17 mars, në orën 12:00 në selinë e UEFA-s, që ndodhet në Nyon (Zvicër).

SI DHE KU TË SHIKONI ONLINE

Ceremonia do të transmetohet në ESPN ndërsa mund ta shikoni ONLINE në faqen zyrtare të UEFA-s, Star+ si dhe pa pagesë në Canale 20 .

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco