Egnatia shkruan historinë, rrogozhinasit mposhtin Laçin dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Egnatia shkruan historinë, rrogozhinasit mposhtin Laçin dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

15:03, 15/03/2023

Egnatia bën surprizën në Laç dhe kualifikohet për herë të parë në histori, në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Skuadra rrogozhinase ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 në Kurbin, duke siguruar biletën për më tej.

Ndeshja e parë në “Egnatia Arena” kishte përfunduar në barazim pa gola dhe vendasit shiheshin dukshëm favoritë, megjithatë fusha foli në favor të rrogozhinasve.

Medeiros shënoi golin e avantazhit në minutën e 20’ për Egnatian, që në pjesën e dytë gjeti rrjetën edhe dy herë të tjera. Fillimisht ishte Kasa që shënoi të dytin dhe më pas Mediros kompletoi dopietën personale e vulosi kualifikimin e Egnatias, kur kronometri shënonte minutën e 66’ të ndeshjes.

Egnatia bëhet kështu skuadra e tretë gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë, pas Tiranës e Teutës, teksa në mbrëmje kompletohet katërshja, me të kualifikuarën e çiftit Partizani-Vllaznia.

Nga ana tjetër Laçi konfirmon momentin e vështirë, që po kalon si në kampionat, ashtu edhe në Kupë, teksa si rrallë herë në këto 10 vitet e fundit, shanset e pjesëmarrjes në Europë, shkojnë afër zeros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco