Mediat spanjolle nuk ndalin elozhet për Myrto Uzunin: Gjahtar zone, por nuk është egoist

Mediat spanjolle nuk ndalin elozhet për Myrto Uzunin: Gjahtar zone, por nuk është egoist

22:28, 13/03/2023

Myrto Uzuni është kthyer tashmë në protagonistin kryesor të La Liga 2 dhe kush mendonte se sulmuesi shqiptar do të ndalej herët a vonë, është gabuar rëndë.

Edhe këtë të diel, ai ka shkruar emrin në listën e golashënuesve për Granadën, në barazimin 2-2 ndaj Penferradina.

Edhe pse skuadra e tij barazoi në shtëpi, që mund të cilësohet një rezultat i keq për ekipin që pretendon të ngjitet në La Liga, Uzuni përsëri ka marrë vlerësime shumë pozitive për lojën e tij, ku këtë herë krijoi raste për vete, por edhe për shokët e skuadrës.

E përditshmja spanjolle “AS”, në vlerësimet pas ndeshjes, nuk ka kursyer elozhet për bomberin shqiptar.

“Shkëndija e Shqipërisë pësoi faullin e parë pas vetëm 5 sekondash lojë! I ndalur nga Amo, me të cilin kishte një duel interesant. Në minutën e 7, Amiri i bëri një pritje te jashtëzakonshme, në minutën e 29, u përplas përsëri me portierin iranian. Shënoi me penallti golin e tij numër 19. Nuk është egoist dhe ndonëse është një gjahtar i zonës së rreptësisë, jep gjithashtu edhe asiste” shkruhej në vlerësimin e “AS” pas ndeshjes për sulmuesin e kombëtares shqiptare i cili po kalon vitin më të mirë të karrierës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco