Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Federata Franceze pa një president, Platini thyen heshtjen

Federata Franceze pa një president, Platini thyen heshtjen

21:33, 13/03/2023

Federata Franceze e Futbollit është pa një numër një. Noel La Graet dha dorëheqjen para disa ditëve teksa u akuzua për ngacmime seksuale shtuar këtu edhe disa opinione ulëse mbi figurën e Zinedine Zidane.

Në këtë formë, në Francë ka nisur gara për të zëvendësuar La Graet teksa një nga emrat e përfolur ishte edhe Michele Platini.

Megjithatë, legjenda e kombëtares franceze dhe e Juventusit së fundmi vendos “Pikat mbi I” duke u shprehur se pas drejtimit të UEFA-s nuk do të marrë më kurrë drejtimin e një institucioni futbollistik.

“Nuk do të kandidoj për kreun e Federatës. Në korrikun e vitit të kaluar e bëra të qartë se nuk do të drejtoj më asnjë institucion futbollistik. Më duket se Federata franceze është një institucion futbollistik, ndaj vendimi im është i qartë dhe ai që kam shprehur në vitin e kaluar”, u shpreh Platini duke u distancuar tërësisht nga gara për Federatën Franceze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco