Champions League/ Interi humb Gosens për transfertën me Porton

Champions League/ Interi humb Gosens për transfertën me Porton

17:38, 13/03/2023

Interi do të udhëtojë pa Robin Gosens drejt Portugalisë. Zikaltrit do të luajnë të martën në mbrëmje në transfertën portugeze ndaj Portos, në sfidën e kthimit të fazës së 1/8-ave të Champions League.

Me avantazhin e fitores 1-0 në ndeshjen e parë, të besuarit e Inzaghit do të kërkojnë çerekfinalet, teksa trajneri do të duhet të bëjë pa shërbimet e anësorit gjerman.

Ky i fundit ndjeu një shqetësim muskulor dhe kreu ekzaminimet mjekësore paraditen e sotme, teksa gjendja do të monitorohet në ditët e ardhshme.

Gjithsesi është e sigurt mungesa e tij në Portugali, teksa Inzaghi shpreson ta rikuperojë për të dielën në mbrëmje ndaj Juventusit në “San Siro”.

Ndërkohë, zikaltrit mund të bazohen te titullari Dimarco për transfertën ndaj Portos, pasi italiani është rikuperuar plotësisht dhe është gati të luajë nga minuta e parë.

Në dyshim mbetet ende Milan Skriniar, që është stërvitur me skuadrën, por vështirë se mund ta nisë nga minuta e parë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco