Shpëtim Duro debuton me fitore, Struga mposht Shkupin dhe shkëputet sërish

Shpëtim Duro debuton me fitore, Struga mposht Shkupin dhe shkëputet sërish

16:30, 08/03/2023

 

Shpëtim Duro debuton me fitore. Trajneri i mirënjohur kryeqytetas mori drejtimin e Strugës në Maqedoninë e Veriut pak ditë më parë dhe e nisi me këmbën e mbarë. Klubi shqiptar ia doli të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj një tjetër skuadre shqiptare, si Shkupi.

Sfida e zhvilluar në Strugë, ishte mjaft e luftuar, teksa golin e avantazhit e shënoi kapiteni Bunjamin Shabani. Ky i fundit ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 23-të, ndërsa në të 89-ën vulosi fitoren Ibraimi, sërish me penallti. Nga ana tjetër Shkupi shënoi golin e vetëm në minutën e 98’…

Kjo është një fitore mjaft e rëndësishme për struganët, që rikthehen te suksesi pas tre javëve dhe njëkohësisht mposhtin një rival direkt për titull, duke u shkëputur në krye me 4 pikë më shumë se Shkupi.

Reagon mirë edhe Shkëndija e Tetovës, që mposhti Rabotnickin me rezultatin 3-1. Klinsman Cake, Doriev dhe Mujezinovic shënuan për kuqezinjtë nga Tetova, ndërsa miqtë gjetën golin e nderit në minutat shtesë.

Vlen të theksohet se pas javës së 20 të kampionatit në Maqedoninë e Veriut, kryesojnë tre skuadrat shqiptare, me Strugën të parën me 42 pikë, të ndjekur nga Shkupi me 38 dhe Shkëndija e Tetovës me 35.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco